Prenotime për tu bërë e bukur. Gratë kanë ndryshuar mentalitet. Në një parukeri shkojnë jo vetëm për sebepe dhe festa, por edhe atëherë kur nuk ndihen mirë. Relaksohen me para. Nuk vihet më re kjo e fundit, por mjafton që pamja të kënaq cilindo që ke përballë.

Gratë duan një kokë ndryshe, me ngjyrë, stilim apo dhe prerje që salloni i bukurisë, tashmë mund të quhet edhe vendi i njohjeve të reja, ku femrat si te psikologu, këtu shkëmbejnë hallet.

Parukjeria: Ndihen me harmoni me vendin. Duke pirë një kafe, duke cituar fjalë, ose duke diskutuar për muhabete që kanë bërë, ose gjëra që i kanë shqetësuar për fëmijët e tyre, për burrin, për familjen, për çdo gjë.

Gazetarja: Pra është edhe një sallon qarje hallesh grash.

Parukjeria: Po është  e vërtetë, është futur si një modë mund të themi sepse do s’do bëhet si një gjë normale dhe mund ta pyesësh, jo vetëm për veten, po mund ta pyesësh për familjen edhe pse si njeh, mund ti pyesësh për të gjithë. Kur hyjnë në derë nuk thonë të mbaroj flokët, kam ardhur për punë. Thua të pi një kafe, të ulem, pastaj të diskutoj për gjërat e tjera. Ka edhe nga ato femra që nuk gjejnë ngrohtësi në shtëpi dhe vijnë e relaksohen në një farë mënyre.

Janë afruar me klientin  sa ndonjëherë hapjen e një salloni nuk e quajnë punë biznesi, por edhe të punësuarit këtu e shikojnë punën si kënaqësi dhe shplodhje.

Parukjeria: Tani femrat kanë ndryshuar, nuk krihen më vetëm me raste festash, krihen gjithmonë edhe para se të ikin në punë,  kudo që shkojnë i gjen të rregullta, të bukura, të zbukuruara, kjo është dora e parukjerit. Vipa, punëtorë, nga të gjitha shtresat vijnë për tu zbukuruar.

Atmosfera e festave e ka shtuar punën por edhe surprizat për klientët e përhershëm.

Parukjeria: Dua të bëjë një festë çaji për të gjithë klientët e mi ku të kenë mundësi të vijnë jo vetëm për punë, por të vijnë për një çaj. Një organizim i thjeshtë, një diçka harmonike dhe festë.

Kliente: Unë jam në punë dhe te parukjerja vij 2-3 herë në javë sipas mundësive që kam, floku i jep gjithë bukurinë femrave.

 Një trajtim fytyre dhe mendimi vjen ndryshe. Shplodhje dhe përkujdesje për një orë dhe gratë sillen më mirë në familje./tvklan.al