Lajme Arkiva 2004

Shtyhet tenderi për rrugën Ura  e Dajlanit- Plepa. Nga katër kompanitë e pranishme në tender vetëm njëra ka pranuar ofertën ndërsa tre të tjerat janë tërhequr.

Alba Via Tris dhe  ANK janë kompanitë që janë tërhequr për shkak të afatit të shkurtër të përfundimit të punimeve prej tre muajsh si dhe vështirësive në lidhje me ndërtimet pa leje në sheshin e ndërtimit.

Komisioni i vlerësimit të ofertave ka anuluar tenderin për shkak të mungesës së konkurrencës.

 Artan Lame: Ne do  i rekomandojmë si komision ministrit dhe nga ana e tij qeverisë përsëritjen e këtij tenderimi tender i hapur. Procedurat e tenderimit të zhvillohen me qetësi përgjatë muajve të verës dhe subjekti fitues mund të fillojë punimet në mbyllje të sezonit turistik duk mos krijuar probleme me sezonin”.

Investimi në rrugën prej 4 kilometrash Ura e Dajlanit- Plepa arrin vlerën e 800  milionë lekëve të reja rruga e dendur turistike parashikohet të ndërtohet me 6 korsi./tvklan.al