Dy këngëtarët mjaft të dashur nga publiku, Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishin në një lidhje Skype pasditen e sotme në programin “Rudina”, në Tv Klan.
Ata janë martuar sëbashku që prej 35 vitesh dhe kanë një djalë që quhet Plator.
Në lidhje me izolimin, Naimi shprehet se gjatë kësaj kohe kanë patur mundësi edhe për të reflektuar se si jeta mund të jetë dhe ndryshe. Ndërsa në lidhje me faktin nëse janë grindur me njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe vetëizolimi, Mihrije shprehet se diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Naim Abazi: Gjatë këtyre ditëve kemi patur kohë edhe për të reflektuar, a mund të jetë jeta edhe ndryshe, a mund të shohim anë të tjera edhe përmes një prizmi tjetër të jetës dhe si mund të përballojmë ato anë të tjera. Pastaj kemi patur kohë edhe për të folur për të kaluarën.
Rudina Magjisatari: A jeni zënë ndonjëherë gjatë kësaj periudhe?
Mihrije Braha: Atëherë në fillim kur Naimi nuk po ambientohej me qëndrimin brenda, i thashë a do kafe apo do çaj dhe ma ktheu me një farë intonacioni jo fort të këndshëm dhe i thashë kujdes se pastaj mbetesh dhe pa ngrënë. Por jo nuk jemi zënë./tvklan.al