Çështja kryesore për demokratët në parlament është bllokimi i reformës zgjedhore. Në mbledhjen e grupit kryetari Berisha ka porositur deputetët dhe anëtarët e komisionit bipartizan se pa një Komision Qendror Zgjedhor të balancuar nuk ka zgjedhje të lira. Mungesa e një procesi demokratik elektoral sjell destabilizim në vend. Situata aktualisht është kritike.
Sali Berisha: “Kjo është një dëshmi flagrante e vendosmërisë kriminale të kësaj klike me në krye Fatos Nanon për të dhunuar procesin zgjedhor, për të shkatërruar sërish procesin zgjedhor. Kjo përbën një apel për të gjithë shqiptarët, për mbarë kombin, sepse Shqipëria po shket me shpejtësi drejt zhvillimeve tepër negative dhe të paparashikuara. Pra situata është jashtëzakonisht kritike. Fatos Nano ka vendosur të çojë vendin drejt destabilizimit të vërtetë.” /tvklan.al