Në konferencën për shtyp pas Samitit të Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Hungari, Kryeministri i vendit Viktor Orban foli edhe për krizën migratore në kufijtë e Europës.
Orban theksoi se është i vetmi kryeministër në Europë që i ka shpëtuar valëve migratore që kur ajo nisi në vitin 2015. Kryeministri i Hungarisë u shpreh se sistemi i tyre është zgjidhja e vetme dhe se po mbrohet e gjithë Europa dhe jo vetëm Hungaria.
Viktor Orban: Sa i takon pjesës së 2015 kur nisi kriza migratore akti i parë i qeverisë hungareze ishte akt revolte. U përpoqëm të mbronim veten edhe u quajt krim asokohe. Që nga ajo kohë Hungaria vendosi një sistem që ishte zgjidhja e vetme për migracionin, nuk duhet të kishte vetëm një vend që të vendoste për pjesën e aplikimeve. Kam marr pjesë në takime dhe në fakt janë dhënë nga njerëz të cilët kanë folur për migracionin megjithatë nuk ka dhënë askush zgjidhje përveç Hungarisë. Sipas sistemit të Hungarisë paraqitet kërkesa, ti qëndron jashtë vendit dhe ne vendosim për kërkesën dhe nëse refuzohet ajo atëherë ju nuk mund të hyni. Unë nuk kam dëgjuar zgjidhje më të mirë se kjo.
Kjo është ajo për të cilën kemi nevojë. Rregullat e bëjnë të vështirë sistemin operativ, ndërkohë Hungaria u dënua për këtë sepse përdorëm të vetmen zgjidhje që na mbronte. Ne po mbrojmë Europën, jo vetëm Hungarinë dhe ne nuk do të lejojmë askënd të hyjë. Ky është hapi i dytë i revoltës tonë. Na duhet që të jemi të gjithë në revoltë kundër kësaj, këtij sistemi burokratik. Duhet të mbrojmë njerëzit tanë. Askush nuk mund të hyjë pa leje, derisa kjo revoltë të hyjë në Europë asgjë nuk do të funksionojë në praktikë. I vetmi Kryeministër që i mbijetoi një krize migracioni jam unë sepse unë u ngrita për njerëzit. Kjo nënkupton siguri dhe na duhet të mbrojmë ndjenjën e shtëpisë sepse nëse nuk e bën këtë do të dështosh. Për ta zgjidhur problemin e migracionit dhe stabilitetin evropian mund t’ju propozoj të gjithëve të lejnë menjanë këto rregulla.
Sa i takon marrëdhënieve mes SHBA dhe Hungarisë, shumë gjëra nuk kanë ecur. Kemi pasur diskriminim në shumë fusha. Na duhet të gjejmë zgjidhje sa më parë me administratën dhe ka plane ekonomike, me kohën do ju informoj se cilat janë. Sa i takon paqes unë nuk jam ai që duhet të prezantojë qëndrimet në një situatë ku nuk është arritur marrëveshja e plotë, por një gjë është e dukshme sot që ata që duan paqe janë gjithmonë e më të shumtë dhe fakt në zgjedhjet amerikane ka prej atyre që duan paqe.
/tvklan.al