Shkodra është qyteti i dytë në vend pas Tiranës, me numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi.
Në një lidhje me “Skype” me emisionin “Opinion”, ish-kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi thotë se një nga faktorët që ka çuar në shtim të rasteve është mungesa e testimeve që është kërkuar për 4 javë më parë, si dhe pika doganore e Hanit të Hotit që ka qëndruar e hapur.
“Sot, jem në nivel 61 individë pozitiv, 2 në terapi intensive dhe 6 në kujdes mjekësor dhe 3 të vdekur. Prej katër javësh ne kemi kërkuar testim të vazhdueshëm, të kërkuar nga qytetarët. Sinjalizimin e pata marrë nga reanimaorët dhe nga mjekët, para katër javësh…
Në Shkodër ka vijuar doganat, deri para dy ditësh Hani i Hotit ka qenë i hapur dhe kanë hyrë mesatarisht 100 individë në ditë.
Kanë qenë shqiptar dhe të huaj dhe detyrimi për vetëkarantinim është marrë vetëm para 3 ditësh”.
Sipas Ademit, mungesa e marrjes së masave në kohë, kanë ndikuar në situatën e krijuar sot në Shkodër. /tvklan.al