Kombëtarja e Kosovës përfshihet nga një ngjarje që mund të rezultojë skandaloze.
Federate vendase njofton përjashtimin nga grumbullimi të lojtarëve Edon Zhegrova, Arjanet Muriç dhe Florent Muslija.
Ata janë detyruar të largohen pasi sipas federatës kanë thyer rregulloren e ekipit kombëtar.
Nga ana tjetër, mediat kosovare raportojnë se shkaku është se futbollistët janë parë në një lokal nate në Prishtinë, mbrëmjen e së shtunës, një ditë pas ndeshjes me Rumaninë.
Tv Klan