Avdjol Dobi, përfaqësuesi i vetëm i kompanisë “DH Albania”, duhet të arrestohet sapo ai të pikaset nga policia shqiptare. Për 26-vjeçarin që përfaqëson kompaninë që fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë Euro me dokumente të falsifikuara është caktuar masa e sigurisë arrest me burg në mungesë nga Gjykata e Tiranës.
Kërkesa është bërë nga Prokuroria, e cila e akuzon Dobin për mashtrim dhe falsifikimi të dokumenteve zyrtare. Vendimi i Prokurorisë për të kërkuar këtë masë shtrënguese vjen pas refuzimit të tre fletë-thirrjeve të dërguara në adresë të Dobit dhe biznesit të tij. 26-vjeçari ende nuk është gjetur nga policia dhe në bazë të sistemit TIMS ai rezulton të jetë akoma në Shqipëri.
I pari tender ku u shpall fitues ishte ndërtimi i linjës së Interkonjeksionit Burrel-Peshkopi me vlerë 12 milionë Euro. I dyti projekt ishte ndërtimi i lotit të parë të Unazës së Re me vlerë 18 milionë Euro. Në të dy tenderat, dokumentacioni i paraqitur ka qenë i njëjtë dhe i falsifikuara.
Sipas Prokurorisë janë falsifikuar katër dokumente zyrtare. Gjatë javës që kaluar, në Prokurori u pyetën disa zyrtarë, ndër ta dhe ish-kreu i ARRSH Afrim Qëndro dhe ish-drejtori i OST Klodian Gradeci.
Tv Klan