Ish-kryetari i gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i shkarkuar pas audio përgjimit të transmetuar në emisionin “Stop” në Televizionin Klan, ku i kërkonte favore seksuale një qytetareje është pyetur në prokurorinë e krimeve të rënda.
Ai ka qëndruar rreth 90 përballë hetuesve. Boçi ka deklaruar se materiali është i manipuluar dhe se ai nuk i kishte bërë ato biseda, madje ka mohuar edhe njohjen me qytetaren që ka bërë përgjimin.
Në dalje nga prokuroria ish-gjyqtari nuk ka pranuar të flasë për mediat, por avokati i tij tha se shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e kësaj historie.
Pavarësisht pretendimeve të Boçit, mbi bazën e materialeve të transmetuara në emisionin “STOP”, Këshilli i Larte i Drejtësisë vendosi ta shkarkoje atë nga detyra si gjyqtar.
Po mbi këto materiale Prokuroria e Krimeve të Renda nisi një hetim penal për të. Të enjten në prokurori dha sqarime gjyqtarja Blerta Çibuku, e cila mori vendimin për çështjen e qytetares.
Ndryshe nga Boçi ajo pohoi se audio përgjimi ishte i vërtetë, se Boçi i kishte kërkuar fillimisht ta ndihmonte qytetaren që beri regjistrimin dhe se ajo i kishte bërë bisedat me denoncuesen, që u shfaqen në materialin audio./ TV KLAN