Apeli gjatë paraqitjes së projekteve të qeverisë
Ky është momenti kur një prej aktivistëve më në zë të qytetit të Tivarit, Zoran Vojvodiç lëshon thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit shqiptar të Malit të Zi Dritan Abazoviç.
Thirrjet i lëshoi përpara të pranishmëve në një dëgjesë publike ku u prezantua projekti i qeverisë së për menaxhimit të hapësirave të vendit që po shtrohet për diskutim qytet më qytet që prej Janarit.
Skandal përbën fakti që në takimin me banorët vendas, ishte i pranishëm edhe kreu i komunës së Tivarit, Dushan Rajçeviç, i cili në vend që ta kundërshtonte, e duartrokiti duke qeshur aktivistin e moshuar.
Për këtë rast reagoi partia URA e Dritan Abazoviçit, e cila i quajti skandal thirrjet e Zoran Vojvodiçit dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Rajçeviç, i cili deri më tani nuk ka reaguar. Aktivisti i moshuar Zoran Vojvodiçit ka mbajtur edhe postin e presidentit të këshillit komunal të Kishës Ortodokse malazeze për Tivarin.
Tv Klan