Lajme Arkiva 2003

Mustafa Muçi: Në të gjitha rastet që do të jetë e nevojshme për të votuar kundër, do votojmë kundër.

Gazetarja: Kjo do të thotë që do i përkisni një partie tjetër sepse Partia Socialiste ju përjashton.

Mustafa Muçi: Unë e di se akoma jam anëtar i Partisë Socialiste, megjithëse me vendimet e turpshme të kongresit këtu është e vështirë të dallosh tani anëtarët e Partisë Socialiste, apo ata që janë shpallur armiq të Partisë Socialist. Por e përsëris se ndryshimet në statut, mënyrat se si ato u adoptuan, mënyra se si vullneti i tribunës, apo i lidershipit i imponohej delegatëve e bën këtë statut farë të pavlefshëm për një njeri që ka minimumin e formimit, sepse dua ti kujtoj kujtdo se në vitin ‘99 kur zoti Nano kandidonte për kryetar të Partisë Socialiste, ndryshimet në statut që ai propozoi, ku përfshihej edhe ndarja e dy mandateve janë votuar në mënyrë të fshehtë. Unë nuk  besoj se historitë e përjashtimeve do të bëhen histori reale, por edhe në qoftë se bëhen reale, kjo është një çështje shumë e thjeshtë, gjithsekush ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij.

Gazetarja: Si do të votoni për ndryshimet në qeveri?

Spartak Braho: Kundër.

Gazetarja: Kundër, po nuk rrezikohen me ndryshimet në statut që janë miratuar? Që të përjashtoheni nga partia?

Spartak Braho: Me shumë mundësi po.

Gazetarja: Do krijoni parti të re zoti Braho?

Spartak Braho: Jo do i bëjmë fresk.

Limoz Dizdari: Sigurisht po nuk rashë dakord për emrat si do bie dakord unë? Më vret këpuca, po që se më vret këpuca do i ndërroj këpucët të marr një numër më të madh.

Sabit Brokaj: Unë jam deputet, atje në parti votoj sipas partisë, këtu votoj si deputet me bindjen se cilën qeveri votoj./tvklan.al