Sokol Olldashi: “Zoti Rama në datë 7 Mars 2005 ka autorizuar një nëpunës të bashkisë të lidhë një kontratë me shoqërinë “Tajvan”. Objekti i kontratës është shitja e një trualli prej 1310 metrash shoqërisë “Tajvan”. Kjo është dosja me të gjithë dokumentacionin e plotë të një abuzimi skandaloz me pushtetin nga kryetari i bashkisë. Thënë më hapur është një dosje ku verifikohet dhe vërtetohet që nëpërmjet përdorimit të pushtetit për interesa thellësisht private kryetari i bashkisë i ka vjedhur qytetarëve të Tiranës 1310 metra mu në zemër të kryeqytetit ose shprehur në…i ka vjedhur 2.6 milion euro, sepse kjo tokë i është shitur Besos me 120 mijë lekë të vjetra apo 12 mijë lekë të reja, pra me më pak se 100 euro metrin katror mu në zemër të kryeqytetit, ku vlera do të ishte minimalisht sikurse ju e dini fare mirë të paktën 2 mijë euro, pra edhe në vlerë është vjedhur. Përveçse nuk ka pasur të drejtë ta shesë ia ka shitur me një çmim qesharak, nëpërmjet të cilit qytetarëve të Tiranës iu janë grabitur 2.6 milion euro ose 3.7 miliard lekë.”/tvklan.al