Qendra për Kërkim dhe Zhvillim dhe Instituti për Studime Publike e Ligjore mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID dhe Ambasada Britanike në Tiranë kane publikuar të dhëna analitike mbi anketimin e kryer ne 20 maj.
Anketimi shpall fitues të zgjedhjeve parlamentare partinë Demokratike me një diferencë prej 9% ndaj partisë Socialiste që renditet e dyta. Pyetja është standard për rreth 1 mijë të anketuar, për kë do të votonit nëse zgjedhjet do të zhvillohen sot?
42% e të anketuarve janë shprehur në favor të PD dhe 33 % në favor të PS. Anketimi referon shënimin se rezultati i takon të gjithë popullsisë, pavarësisht nëse dëshirojnë të votojnë ose jo. Votuesit potencialë rrisin si PS dhe atë Demokratike me 1%.
Kjo ka çuar në publikimin e rezultatit final të dy forcave të mëdha politike në 43 % për PD dhe 34 % për PS që gjithsesi nuk i ndryshon asgjë diferencës mes tyre prej 9%.
Anketimi shfaq një situatë mjaft kritike për partitë e tjera që në një vlerësim përfundimtar u cilësua se nuk sigurojnë shifër të mjaftueshme votuesish potencial për tu matur nga anketimi.
Të anketuarve ju është drejtuar gjithashtu dhe pyetja mbi opinionin e tyre ndaj disa liderëve politike. Listën e liderëve të katër koalicioneve më të rëndësishme, e kryeson kryeministri Sali Berisha për të cilin 33 % e të anketuarve kanë shfaqur mendim shumë pozitiv. Menjëherë më pas renditet kryetari i PS Edi Rama me 29%, kryetari i LSI Ilir Meta me 7% dhe kryetari i PLZH Dashamir Shehi me 6%.
Lidhur me opinionin për partitë politike, 10 % e të anketuarve shfaqin vlerësim shumë pozitiv për LSI , 41 % për partine Demokratike, 32 % për partinë Socialiste, 5 % për partinë për Ligj dhe Drejtësi, për G99 15% dhe PR vetëm 9%.
Renditja përfundimtare shënon PD si forcën politike më të votuar dhe në pozicion të fundit partinë për Ligj dhe Drejtësi. E njëjta pyetje është shtruar edhe për koalicionet. Edhe në këtë rast koalicioni më i votuar është ai i udhëhequr nga partia Demokratike pasuar nga partia Socialiste në vend të dytë, koalicioni i LSI dhe Poli i lirisë në vend të tretë dhe katërt.
Ajo çfarë bie në sy është një rritje e interesit të të anketuarve për të shkuar në votime 87 % e tyre thonë se ka shumë të ngjarë të votojnë ndonëse 12 % e tyre nuk kanë votuar në vitin 2005, 5 % thonë se ka shumë pak të ngjarë dhe 3 % refuzojnë të votojnë.
Të anketuarit që thonë se ka pak të ngjarë të shkojnë në votime që llogariten në 2 %, radhisin si arsye të parë të këtij qëndrimi, kjo 42 % të rastit mungesën e besimit tek partitë politike. Por askush prej të anketuarve nuk shpall si arsye mungesën e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Karta e identitetit është dokumenti me të cilin do të votojnë në shumicë të anketuarit 61 %, me pasaportë 34%. 68 % e të anketuarve thonë se e disponojnë dokumentin që kane përmendur për të votuar vetëm 31% thonë jo.
Punësimi dhe ekonomia janë çështjet më të rëndësishme për të cilat shqiptarët presin zgjidhje nga qeveria e pas 28 qershorit. Madje në sondazh shënohet dhe një rritje e besimit të publikut ndaj qeverisë për tu dhënë zgjidhje përfundimtare këtyre problemeve 84 % e të intervistuarve mendojnë kështu, vetëm 6 % e mendojnë zgjidhjen tek pushteti lokal.
Futja e grave në listat e kandidatëve për deputet shihet gjithashtu si zhvillim pozitivitet , 74 % mendojnë se gratë do të qeverisin më mirë. Të anketuarit janë pyetur dhe mbi besimin e tyre ndaj sistemit gjyqësor. Vetëm 13 % e të anketuarve besojnë tek ky sistem, ndërsa 32 % rezultojnë të mos besojnë aspak tek sistemi gjyqësor./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi