Gjatë dominimit 10-vjeçar në futbollin francez, i vetmi trofe që i mungon PSG-së është Champions League. Një kompeticion që për gjigantin e Ligue 1 shndërrohet në mision delikat pas humbjes 1-0 ndaj Dortmund në gjysmëfinalen e parë.
Disfatë që gjithsesi nuk prish llogaritë e skuadrës së Luis Enrique, pasi rruga drejt finales së dytë të kompeticionit nuk është e pamundur. Në këtë moment, PSG mund të marrë zemër nga ajo fitore e fazës së grupeve 2-0, mbi të gjitha në stadiumin e saj “Parc des Princes”.
Në 22 ndeshjet e fundit në shtëpi, francezët kanë pësuar vetëm një humbje atë ndaj Barcelonës. Enrique është gjithashtu në garë për tu bërë trajneri i dytë që fiton 3 trofe me dy klube të ndryshme për tu bashkuar me Pep Guardiolën.
Fitorja e ndeshjes së parë u jep Dortmund një avantazh pasi kanë fituar 17 nga 19 ndeshjet e mëparshme në Champions League, por me ato dy disfata që kanë shkaktuar eliminimin nga gara. Dy teknikët do të kenë grup të plotë futbollistësh në dispozicion, duke krijuar liri zgjedhje për titullarët.
Klan News