Emisioni “Pro Business” në Klan Plus ka në fokus këtë të hënë Zonën e Parë të Lirë Ekonomike në Shqipëri; “Teda” që do të ngrihet në Kashar.
Drejtues të këtij projekti do të japin detajet e ecurisë së punimeve në terren, interesin nga sipërmarrje ndërkombëtare dhe kompanitë që kanë përparësi të përfitojnë nga përjashtimi i taksave.
Në pjesën e dytë të emisionit do të flitet edhe për investimet e tjera të Bashkisë së Tiranës, me fokus zhvillimin ekonomik dhe turistik.
Ju ftojmë ta ndiqni sonte ora 21:00 në ekranin e Klan Plus nën drejtimin e gazetares Oljana Maloku!