Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Soreca thotë se këtë vit nderohen shqiptarët që kanë humbur betejën kundër Covid-19 dhe sakrifica e bluzave të bardha.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Këtë vit nderojmë shqiptarët që kanë humbur betejën e tyre kundër Covid-19 dhe sakrificën e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që janë në vijën e frontit çdo ditë. Bashkimi Evropian qëndron pranë popullit shqiptar”, shprehet Soreca./tvklan.al