SPAK ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e Shkallës së Parë që revokoi masën e “arrestit në shtëpi” për kryedemokratin Sali Berisha. Siç bën me dije gazetarja e Klan News Glidona Daci, Prokuroria e Posaçme pretendon se nuk kanë ndryshuar kushtet ligjore për të bërë revokim mase.
Kujtojmë se kreu i PD-së qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa fitoi lirinë më 27 Nëntor 2024. Ishte gjyqtarja Flojera Davidhi që pranoi kërkesën e bërë nga avokatët e ish-kryeministrit se nuk ekzistonte asnjë kusht apo nevojë për të vijuar ndaj tij masa e sigurisë, sa kohë edhe hetimet kanë përfunduar.
Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë, janë të dyshuar për përfshirje në korrupsion e pastrim parash gjatë procedurave të privatizimit të kompleksit “Partizani”.
/tvklan.al