Prokuroria e Posaçme mori të pandehuri ish-përgjegjësin e IKMT Sarandë, Julian Preni dhe ish-zyrtarin e Urbanistikës në Sarandë, Arjel Balanin. Ata akuzohen respektivisht, Preni për akuzën e korrupsionit pasi dyshohet t’i ketë marrë një qytetari 3 mijë Euro për të evituar prishjen e objektit që kishte ndërtuar pa leje.

Ndërkohë, Balani akuzohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm duke i marrë të njëjtit qytetar një shumë prej 6 mijë Eurosh në mënyrë që t’i rregullonte një leje për shfrytëzimin e plazhit në Sarandë. Leje që nuk ka arritur ta marrë. Në gjyq u dërgua edhe qytetari Foti Doda.

Tv Klan