Një ditë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, Jurgis Çyrbja, u mor i pandehur këtë të premte nga Prokuroria e Posaçme për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën si kreu i Kadastrës në Durrës, post që e ka mbajtur nga viti 2013 deri në 2016.
Ai e pa derën e SPAK dy herë brenda kësaj jave.
Fillimisht si deputet në cilësinë e personit që kishte dijeni mbi rrethanat e hetimit dhe këtë të premte si ish-deputet i shoqëruar nga avokatja e tij, ku dëgjoi akuzën e hetuesve të posaçëm. Në të dyja rastet nuk iu përgjigj interesit të mediave.
Hetimet e nisura pas një kallëzimi të bërë në 2021 nga deputeti demkrat Edi Paloka, treguan se Çyrbja kishte shpërdoruar detyrën në 4 raste, praktika për trajtimin e pronave në qytetin e Durrësit.
Tv Klan