Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet të mërkurën në orën 14 në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Berisha do të shoqërohet nga avokati i tij Genc Gjokutaj ku do të njoftohet për rezutatin e hetimeve. SPAK do t’i komunikojë Berishës se cili është vendimi përfundimtar që ka marrë në lidhje me çështjen e ish-kompleksit sportiv Partizani.
Po ashtu prokurorët e SPAK i kanë dërguar fletthirrje edhe Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit për tu paraqitur në prokurori. SPAK kishte afat për të mbyllur hetimet deri në datën 2 Tetor. Lajmi është konfirmuar nga burime të Klan News të cilat bëjnë me dije se ish-kryeministri do të jetë i pranishëm.
Ende nuk behet me dije se cilat janë akuzuat zyrtare për të cilat Berisha mund të meret i pandehur nga ana e SPAK. Kreu i opozitës ndodhet nën masën e sigurisë arrest në shtëpi që nga data 30 dhjetor e vitit të kaluar. Ndërkohë ka zhvilluar disa beteja me drejtësinë për të fituar lirinë, por kërkesat e tij janë rrëzuar nga ana e gjykatave.
Në 20 Tetor të vitit 2023 Gjykata e Posaçme e përfaqësuar nga gjyqtarja Irena Gjoka firmosi 3 udhërarreste, në mungesë masë sigurimi detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte për Berishën dhe Fatmir Bektashin dhe arrest në burg për Malltezin. Më pas ky i fundit u lirua nga Gjykata e Apelit e cila e dërgoi në masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.
Ndërsa për Berishën duke qenë se nuk u paraqit për të firmosur të hënën e parë dhe të 3 të çdo muaj, SPAK ju drejtua Kuvendit me kërkesë për heqjen e imuniteti të Berishës dhe kërkoi nga gjykata ndryshim të masës së sigurimit. Togat e zeza vendosën me 30 Dhjetor që Berisha të hetohet nën masën e sigurimit arrest në shtëpi.
Klan News