Zikaltrit dështojnë të kualifikohen në çerekfinalet e Champions League
Ekipet spanjolle kthehen sërish në tabu për Interin. Për herë të tretë në katër raste, zikaltërit dështuan për të arritur në çerekfinalet e Champions League. Një sezon më parë luajti finalen e madhe, ndërsa tashmë Inter do e shikojë vijimin e kompeticionit nga shtëpia.
Skuadra e Simone Inzagi shpërdoruan avantazhin 1-0 të takimit për të marrë kualifikimin ndaj Atleticos së Madridit. Për herë të dytë në histori, italianët luajtën shtesat në raundin me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve, por që në fund nuk arriti të shmangë disfatën.
“Djemtë duhet të jenë krenarë për atë që kanë bërë. Unë kam folur me ta. Është e qartë se ka trishtim për të gjithë, për familjen e Interit, për tifozët dhe lojtarët tanë. Humbëm dy ose tre raste që zakonisht nuk i humbim, por nuk mund të harrojmë edhe rivalin, Atletico, i cili u tregua një rival i madh”.
Hero në kualifikimin e spanjollëve ishte padyshim portieri, Jan Oblak, i cili priti dy penallti.
“Edhe njëherë ne ia dolëm. Askush nuk besonte tek ne, por ata që erdhën në stadium ishin mbështetja jonë e madhe. Besuan gjatë gjithë kohës dhe ndodhi sepse të gjithë bënë një ndeshje të shkëlqyer, pasi ne kemi lojtarë të mrekullueshëm.”
UEFA Champions League është shpresa e vetme e Atleticos së Madridit për një trofe këtë sezon.
Klan News