Rexhep Meidani dhe Edi Rama të japin dorëheqjen nga kandidimi për kryetarë partie në kongresin socialist. Deputeti Spartak Braho jep këtë këshillë ndaj konkurentëve të kryetarit aktul Fatos Nano, duke e justifikuar me parapërcaktimin e rezultati të kongresit.

Spartak Braho: “Po të isha në vënd të Meidanit dhe të Ramës nuk do të hyja në këtë lojë për tu bërë fasadë, vello ose të legjitimoja këtë kongres kur është i përcaktuar rezultati. Kongresi mbetet i rrezikuar në kuptim të legjitimitetit të tij. Një kongres i cili zhvillohet në trysninë e shtetit dhe strukturave të tjera, janë me rrathë të shtrënguara fort rreth Nanos. Një kongres që do të vi puna dhe do të kandidojë vetëm Nano, pa dyshim është një kongres i vitit 1960”.

Për këtë çështje ish Presidenti i Republikës Rexhep Meidani ka zhvilluar konsultime me drejtues të PS ku është shprehur se nuk do të vazhdojë garën për kreun e partisë, ndërkohë që kryetari i bashkisë Edi Rama ka konfirmuar se nuk heq dorë nga kandidimi i tij në kongresin e 12 Dhjetorit.
Përpara largimit nga atdheu, kryeministri Nano u shpreh përmes zëdhënësit se ndërpret takimet informale me socialistët për rikompozim të qeverisë. Negociatori Spartak Braho pranon dështimin e tryezës, por nuk deklarohet për ndodnjë hap tjetër të këtij grupi socialistësh.

Spartak Braho: “Nuk ka dëshirë, nuk ka më vullnet dhe ai takim që u bë edhe në rrespekt të profesor Pëllumbit mesa duket ishte një fars, ishte një moment që Nano donte kohë dhe kaq”./tvklan.al