Lajme Arkiva 2003

Shkollat janë në gjendje të mjerë. Këto vite ka pasur agresion ndaj territoreve të tyre. Tregu i zi agresion ndaj dijes, janë këto konstatime të kandidatit të Partisë Demokratike për kryetar bashkie Spartak Ngjela. Këtë të diel Ngjela ka zbritur te simboli i së keqes shkolla “Kosova”.

Ai gjithashtu ka shpalosur programin e tij për arsimin dhe rritjen e nivelit të mësimdhënies.

Spartak Ngjela: Shikojeni si është rrënuar kjo godinë. Shikojeni këtë rrënojë dhe imagjinoni rrënojën e arsimit shqiptar, rrënojën e dijes dhe pllakosjen e injorancës që po vjen shkallë-shkallë në këtë vend. Duhet ndryshuar gjendja menjëherë. Kam shpalosur një pjesë të programit tim për universitetet. Unë nuk marr përsipër gjithë Shqipërinë, por unë si kryetar i Bashkisë së Tiranës garantoj qytetarët e mi që asnjë nxënës që mbaron gjimnazin në Tiranë nuk do të mbetet jashtë universitetit. Se si do të zgjidh unë, do e zgjidh. Patjetër! Jam përgjegjës për këtë sepse ne jemi ithtarë të dijes. Ka zona që nuk kanë shkolla fare, që mund të jenë dy kilometra-3 kilometra shkollat larg për nxënësit, në një kohë që mu në qendër të Tiranës shkolla simbol e Tiranës, shkolla “Kosova”, sot është në gjendje të mjerë.

Kandidati Ngjela ja zgjedhur të zbardhë një nga pikat e programit të tij arsimin, një ditë përpara fillimit të shkollës./tvklan.al