Lajme Arkiva 2004

Mungesa e financimeve për rrugën Durrës-Kukës ka bërë që qeveria të shqyrtojë mundësinë e dhënies me koncesion të segmenteve të saj.

Bëhet fjalë për ofertën e prezantuar pranë Ministrisë së Transporteve për marrjen me koncesion të segmentit Rrëshen-Kalimash dhe tunelit të parashikuar përgjatë këtij aksi krejtësisht të ri.

Spartak Poçi: “Disa oferta që përbëjnë skema të ndryshme financimi duke filluar nga koncesioni sidomos për segmentin Milot- Kalimash, Rrëshen- Kalimash, i cili do të jetë një segment krejt i  ri siç e dini , pra është një projekt krejt i ri dhe që përfshin edhe tunelin e madh, ashtu edhe për pjesët e tjera që janë në Milot, Rrëshen dhe Kalimash, Kukës-Morinë që janë segmente rikonstruksioni i linjave apo rrugëve ekszituese. Ka një kompani që ka kërkuar koncesionin e këtij segmenti që përmenda, por ka edhe kompani të tjera, të cilat  nëpërmjet një skeme financimi të kombinuar do të ishin të gatshëm të kryenin punimet”.

Kostoja e rrugës Durrës-Kukës arrin vlerën e 300 milionë Dollarëve dhe financime që ende nuk janë siguruar nga qeveria shqiptare dhe donatorët.

Deri tani është konfirmuar financimi i 62 milionë dollarëve nga Banka Botërore dhe taksa Majko, e cila aktualisht është zëvendësuar me një grup taksa të reja./tvklan.al