Trupi gjykues II, ka urdhëruar Policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021, të ofrojë informaicon lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja për lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e publikuar nga faqja zyrtare e Dhomave të Specializuara, përcjell Klankosova.tv.

”Policia e Kosovës të ofrojë informacion lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit dhe Haradinajt. Trupi gjykues II urdhëroi policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021 të ofroj informacion, ndër të tjera, lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt”./KLANKOSOVA