Dhomat e Specializuara të Kosovës në Gjykatën e Hagës kanë publikuar dosjen e plotë kundër ish-ushtarëve të Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen të arrestuar.
Në faqen zyrtare të gjykatës, gjendet versioni i redaktuar i akuzave kundër Hashim Thaçi, kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas prokurorosië, ish-krerët e UÇK-së akuzohen për vrasje, tortura e krime në fshtatëra të ndryshme si, Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Malishevë, Bajgorë, Volljakë, Drenoc. Po ashtu dhe për burgosje të padrejtë dhe krime lufte.
“Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se materiali mbështetës tregon se, ndërmjet të paktën marsit 1998 dhe shtatorit 1999, anëtarët e UÇK-së kryen akte të shumta dhune dhe keqtrajtimi ndaj qindra civilëve në të gjithë Kosovën dhe në veri Shqiperia. 246 pjesëtarë të UÇK-së u përfshinë në veprime të dhunshme, të tilla si arrestime, ndalime, keqtrajtime, tortura dhe/ose vrasje. Civilët u kapën në pikat e kontrollit, në rrugë, në shtëpitë e tyre ose vendet e punës, shumë prej të cilëve u keqtrajtuan në kohën e arrestimi i tyre. Shumica e tyre u transferuan në një ose më shumë lokacione të paraburgimit, ku u frikësuan, keqtrajtuan, morën në pyetje, torturuan dhe/ose vranë”, thuhet në dosje.
Në dosjen e plotë jepen vende e data nga Prilli deri në Korrik të vitit 1998, e akuzohen ish-krerët e UÇK-se në këtë kohë kanë kryer të gjitha krimet./tvklan.al