Alketa Vejsiu: “Zonja dhe zotërinj mirë se keni ardhur në “Dua më shumë Shqipërinë”.

Është padyshim një ndër evenimentet më të rëndësishme të jetës kulturore dhe artistike në vend. Një mbrëmje gala nga producentja dhe regjisorja Vera Grabocka, në bashkëpunim me televizionin Klan ngjiti në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve ata që më të drejtë janë quajtur ambasadorët e Shqipërisë në botë, tenori Josif Gjipali, balerini i parë në Operën e Vjenës Eno Peçi, sopranoja Erla Kollaku, futbollisti i Marsejës Lorik Cana, regjisori i efekteve tredimensionale Ergin Kuke, biznesmeni Hetem Ramadani, Bujar Luca, piktori Saimir Strati, violinistja Ervis Gega-Dodi, regjisori Kujtim Çashku, motra e mbretëreshës Geraldinë Silvan Muselier, këngëtarët Miriam Cani, Frederik Ndoci dhe Albana Skënderaj.

Një eveniment që përçoi emocione në sallë, në familjet e gjithë shqiptareve brenda dhe jashtë vendit përmes ekranit të TV klan, por edhe tek vete protagonistet.

Eno Peçi: “Është një ndjejnë shumë madhështore, dmth nuk ka krahasim nuk mund të krahasohet sot, kjo dita sot e mbrëmje me skenat e mëdha të Vjenës, OK janë të mëdhaja, por sot është një ditë e veçantë për mua”

Lorik Cana: “Është një gjo e veçantë e bukur, shumë i nderuar gjithashtu me familjen time që jemi prezent për ta përjetuar familjarisht dmth. Kemi takuar njerëz që disa i kemi njohur, disa të tjerë dhe i kemi mësuar dmth veprimet që i bëjnë dhe për tu qenë vetë prezent këtu në Tiranë ku është gjithmonë kënaqësi”.

Frederik Ndoci: “Unë marr atë emocion që për të cilën jam kthyer, motivin për të cilin jam kthy. Sepse ky emocion psh, ky publik, kjo dashuri, kjo që ndjej unë tashi nuk ka nevojë edhe me e shëtit edhe njëherë vendet e tjera prapë këtu do përfundoj”.

Mbrëmja gala kulmoi me ngjitjen në skenë të artistit të madh me origjinë shqiptare Jim Belushit, i ftuari special, i cili u dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga presidenti i republikës Bamir Topi.

Belushi performoi me disa pjesë të njohura muzikore të muzikës bluz duke ndezur atmosferën në Pallatin e Kongreseve të mbushur me spektatore. Ky ishte edicioni i katërt i spektaklit “Dua më shumë Shqipërinë”, një spektakël që solli në skenë disa prej personazheve shqiptare më të njohur në botë, ata që suksesin e tyre e kanë gërshetuar me vendlindjen, ndonëse jetojnë larg saj./tvklan.al