Lajme Arkiva – TV Klan 2003

“Netët e klipit shqiptar”, do t’i kthehen ekranit të TV Klan, si dhe shikuesit në fillim të muajit Mars. Spektakli në 8 edicionet e tij, pritet të sjellë konkurrencë të fortë në realizimin e klipeve, kamerave amatore, stilistit më të mirë dhe top modeles, por që këtë vit i shtohet dhe konkurrimi në realizimin e reklamës shqiptare.

Agjencia Deliart Association, sivjet bashkëpunon me një agjenci të njohur mode në Itali dhe Nju Jork “Front Page Model”. Përfaqësuesit e saj po ndjekin sfilatat përzgjedhëse të Top Modeleve. Deri tani janë paraqitur 400 vajza dhe djem për modele, ku do të përzgjidhen vetëm 15 vetë. Regjisori i spektaklit Petri Bozo, mendon, që në serialin e ri të videoklipit, të fuste edhe humorin.

Përfaqësuesi i agjencisë Front Page Model shprehet, se arti, kinematografia, televizioni, moda, përbëjnë të ardhmen ekonomike të një vendi. Ne duam të vendosim një komunikim me Shqipërinë, bashkëpunimi duket i mbarë, e shpresojmë për fryte. Duam që një pjesë të Shqipërisë ta çojmë në Itali, Europë, por edhe Amerikë. E kontrata e lidhur me ta, i lë mundësi fituesit të Top Modelit më të mirë, të paraqitet në pasarelat e huaja./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti