Kreu i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë ngre shqetësimin se poliklinikat apo spitalet rajonale në vendin tonë nuk janë funksionale, pasi shumë prej tyre nuk mund të kryejnë disa prej ekzaminimeve sepse nuk  kanë aparatura ose i kanë ato tejet të vjetëruara dhe jashtë funksionit.

Dine Abazaj: “Shërbimet ambulatore mungojnë edhe aparatet e thjeshta nuk janë bashkuar. Janë të vjetër shumë. Nuk ka aparate ekografike të mjaftueshme për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve në kryerjen e ekzaminimeve të tjera që kryhen në spitale, por që duhet të kryheshin në spitalet, në shërbimet ambulatore siç janë provat ekografike të tjera, provat e ushtrimit, prova ushtrimore e biçikletës që kryhet vetëm në disa qendra dhe nuk kryhet, që duhet të kryheshin në çdo poliklinikë specialitetesh faktikisht, por këto mungesa nuk janë vetëm në ambulatore, janë edhe në spitalet rajonale.”

Një problem tejet shqetësues sipas kryetarit të Urdhrit të Mjekëve është se mungesa e medikamenteve apo edhe e aparaturave në disa raste kanë ndikuar negativisht tek pacienti, duke bërë që këto të fundit të humbin besimin tek bluzat e bardha, e në këtë mënyrë janë shkaktuar edhe disa incidente./tvklan.al