Nesër fillon kampionati kombëtar i futbollit për kategorinë e parë. 14 skuadra do nisin betejën sportive prej 26 javësh të ndara në dy faza. Për konfliktin ndërmjet Partizanit, FSHF thekson se do njohë se ekip përfaqësues zyrtar dhe pjesëmarrës në kampionat, ekipin e futbollit Partizani Sh.p.k. i cili ka dorëzuar gjithë dokumentacionin zyrtar, derisa të merret një vendin përfundimtar nga Gjykata e Kasacionit.
Ekipi i Tiranës dhe Vllaznisë i kanë sheshuar problemet që kanë patur. Pretendime për këtë sezon ka edhe Dinano. Pretendime për kreun e renditjes do të kenë dhe skuadrat e tjera.
Është nisur për në Armeni për të marrë pjesë në kampionatin botëror të shahut deri në moshën 20 vjeç, shahisti i njohur, durrsaku Erald Dervishi i cili ka dhe titullin Mjeshtër i Madh Ndërkombëtar./tvklan.al