Lajme Arkiva 2004
Gazetarja: Çfarë mendoni për faktin se për herë të parë një i huaj thirret për të dëshmuar në një komision parlamentar hetimor?
Stefanos Oktapodas: Unë jam shumë i nderuar duke qenë pjesë e një procesi demokratik. Si një kompani shqiptare ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe jemi transparent kundrejt gjithë autoriteteve e aq më tepër parlamentit.
Gazetarja: Kohët e fundit ka pasur shumë diskutime mbi marrëveshjet e interkonjuksionit,cila është pikëpamja juaj?
Stefanos Oktapodas: Pikëpamja jonë është shumë e thjeshtë dhe logjike, marrëveshje e interkonjuksionit është një marrëveshje që rregullon marrëdhëniet mes dy kompanive ku palët bien dakord se si të ndajnë të ardhurat nga fluksi i thirrjeve, që do të thotë se është një marrëveshje shumë fitimprurëse për të dy palët e angazhuara në marrëveshje një gjë e tillë ka të bëjë me kostot dhe shpenzimet.
Gazetarja: Sipas disa analistëve Albtelekom është dëmtuar financiarisht nga këto marrëveshje të iterkonjeksionit.
Stefanos Oktapodas: Askush nuk ka kërkuar informacionet te AMC-ja për këtë. Ne jemi të hapur të ndihmojmë çdo qeveri, pop kështu nëse do të shikoni sa janë të ardhurat e Albtelekomit nga marrëveshjet e interkojuksionit do të konkludoni se sa fitimprurëse ka qenë kjo punë, aq më tepër që në katër vitet marrëveshjes së Albtelekomit nuk është zbatuar plotësisht sepse kanë shmangur deklarimin e tarifave mesatare siç kanë qenë në të vërtetë, prandaj kanë përfituar afro 2 miliardë lekë të reja vetëm për thirrjet kombëtare, pa llogaritur ato ndërkombëtare në bazë të cilave përtimi financiar ka qenë më i lartë se i parashikuar në marrëveshje.
Gazetarja: Kohët e fundit është folur edhe për trafik ilegal të thirrjeve duke përjashtuar kështu nga roli ekskluziv Albtelekomin.
Stefanos Oktapodas: Ne nuk kemi qenë të përfshirë ë asnjë praktikë ilegale, ne kemi respektuar ligjin dhe institucionet shqiptare, më leni t’ju shpjegoj se kur kemi nënshkruar kontratën, parashikohej që eskluziviteti i Albtelekomit me thirrjet ndërkombëtare të përfundonte në fund të vitit 2002, ndërkohë që kjo datë është shtyrë dy herë. Ne kemi respektuar në çdo rast ligjin dhe autoritetet shqiptare./tvklan.al