Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Kush ishte aktori i famshëm, që përuroi Teatrin e Kukullave


Sot në qendër të Tiranës u përurua Teatri i kukullave i restauruar. I pari që dha shfaqje në skenën e të vegjëlve ishte kryeministri Edi Rama, i cili inskenoi edhe një situatë me përsonazhet për fëmijë.Monika Kryemadhi u shafq sot sërish në derën e Spak-ut por me bastun në dorë. Pas daljen Kryemadhi tha, se ka dëmtuar gjurin në palestër, por edhe i pëlqen ky trend.

Dëshmi tmerri, 13 vjeçari përfundon me krah të thyer nga loja në Tik-tok


Kohë më parë loja e bujshme në tik tok, Pokemon Go u kthye në fenomen botëror e me pasoja. Kudo shiheshin të rinj të cilët në mënyrë të dyshimtë lëviznin rrugëve me telefona në dorë, në përpjekje për të mbledhur pokemonë. Pas saj loja e rrezikshme, e njohur si “Balena Blu”, coi shumë fëmijë deri në vetëvrasje.Këto ditë një tjetër kërcënim është shfaqur në tik-tok, duke vënë në rrezik jetën e fëmijëve. Sfida e supermenit ose superhero, ka shënuar trauma tek shuëmë nga përdoruesit e tik tok.Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë. Nga “loja” e rrezikshme, që është përhapur edhe në Shqipëri, mbi 10 të rinj janë raportuar të lënduar. Arbri është një 13 vjecar dhe tregon, se është viktimë e kësaj loje.Ai nuk ka telefon, por nën ndikimin e shokëve, ia nënshkrua lojës së rrezikshme dhe Arbri theu dorën e dëmtoi shtyllën kurrizore.Psikologia Gejsi Anamali tregon, sesi duhet të komunikojmë me fëmijët në të tilla raste, pasi ata shtyhen dhe drejtohen nga turmat në shkollë, për t’u bërë pjesë e lojës. Ndërsa eksperti i it-së Tomi Kallanxhi tregon, se ofrohen opsionet family sharing në tik tok, si një mënyrë, që prindërit të monitorojnë fëmijët.

Absurdi, cifti me dy fëmijë në gjendjen civile, në E-albania del pa fëmijë


Jemi në Kamëz me qytetaren Flutura Neza, e cila ngre shqetësimin për djalin e saj, që është i martuar dhe ka dhe dy fëmijë. Sipas saj nga e-albania e djalit dhe nuses, nuk dalin fëmijët e tyre 9 dhe 5 vjec. Cifti rezulton pa fëmijë në e-Albania, ndërkohqë në certifikatën familjare fëmijët janë. Prindërit nuk mund të shkarkojnë certifikata personale për asnjërin prej fëmijëve. Ne shkuam në Zyrën e Gjendjes Civile në njësinë Paskuqan, ku na thonë, se në regjistrin e gjendjes civile, fëmijë janë, por në e-Albania nuk kanë dijeni, se cfarë ndodh.
Ne iu drejtuam me një kërkesë drejtorisë së AKSHI-t, për të zgjidhur këtë situatë absurde.

/tvklan.al