Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Cila është puthja e vitit, që po bën xhiron e mediave botërore
Një video e një puthjeje të zjarrtë mes kryeministres italiane dhe miliarderit amerikan Elion Musk ka bërë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale. Por u mësua, se videoja virale është krijuar me inteligjencë artificiale.
Në punë 12, por në bordero 15 shoferë ambulance, abuzimet në spital
Udhëtuam drejt Peshkopisë, pasi në redaksinë tonë erdhi një denoncim për 2 shoferë ambulance, që figurojnë në bordero e paguhen, por nuk paraqiten në punë. Bëhet fjalë për shtetasit Ervin Veseli dhe Andi Lika, që nuk janë as në grafikun e shpërndarjes së punës. Ne kërkuam informacion nga drejtoresha Irini Shehu, por na bllokoi me rojet private.Pyetëm për dy punonjësit Veseli e Lika, por na thanë, që nuk punojnë aty. Në komunikim me shefin e personelit të spitalit Armand Kaloshi, ky i fundit tha, se dy personat janë shoferë ambulance, por njëri është me leje e tjetri në punë.Për Ervin Veselin na sollën leje për periudhën 1-14 dhjetor, ndërsa për Andin, që ka lëvizur për punë të institucionit, më shumë si shofer i drejtoreshës.Në fakt, sipas verifikimeve tona, Ervin Veseli në 4 dhjetor ka dalë jashtë kufirit, një dukuri kjo e përsëritur, edhe pse atij i vijon pagesa.Si përfundim, në grafikun e punës janë 12 vetë, ndërsa në bordero paguhen 15 të tillë si shoferë ambulance.
Blen shtëpi te Insigu, shlyen kredinë, por nuk e regjistron dot në Kadastër
Jemi në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, pasi qytetari Luigj Zefi, tregon, se ka blerë një apartament nga ish Insig-u në vitin 1999 me kredi, si punonjës aty. Deri në vitin 2001 Luigji tregon, se i ka shlyer këstet te Insigu. Pas këtij viti pagesën e ka bërë te Agjensia e Trajtimit të kredive, ku ka përfunduar shlyerjen deri në vitin 2022. Më pas ka kërkuar të pajiset me certificatë pronësie, por nuk ka mundur.Ne iu drejtuam ASHK-së, ku shpjegojnë, se kjo pasuri figuron në emër të INSIG dhe nuk ka bazë ligjore, për të bërë këtë kalim. Por nga ana tjetër zoti Zefi nuk ka asnjë detyrim të pashlyer në Agjensinë e Trajtimit të Kredive. Për këtë ngërc pyetëm ekspertin e cështjeve noteriale Fatmir Lacej. Nga ana tjetër morëm kontakt me Insig, tashmë të privatizuar, dhe na u premtua, se do të zgjidhet rasti, për t’i ardhur në ndihmë qytetarit Luigj Zefi.
/tvklan.al