Ngazëllimi i burrit në shtëpi, kur arrin të hapë…një kavanoz


Një video humoristike tregon një ari, që fryhet me gjoksin para, duke imituar burrin në shtëpi, duke “festuar” hapjen e një kavanozi.Një tjetër video tregon një ari, që i vjedh fshehurazi shokut të tij shkopat,ndërsa janë ulur bashkë.

Kreditë e buta dështim, fituesit s’marrin kredi, shkak çmimi i shtëpive


Një punonjëse e policisë së shtetit, tregon, se është shpallur fituese, për përfitimin e një kredie me zero interes për banesë. Por ajo thotë, se nuk arrin të sistemohet me shtëpi, pasi kredia jepej në bazë të cmimit të referencës së banesave,ndërkohë që cmimi në treg ishte tjetër dhe diferenca duhet të mbulohej nga ajo vetë. Në këto kushte efektivja e policisë, argumenton, se ia bë e pamnudur blerja e një shtëpie.Duke u nisur nga ky rast, ne mësuam, se për vitin 2023 ishin shpallur fitues 266 punonjës shteti, nga të cilët vetëm 106 kishin arritur të lidhnin kontratë finale për kredi me afat 25 vjecar. Banka jepte kredinë, sipas cmimit të referencës dhe vlerësimit, që ajo bënte në treg për banesat.Eksperti i ekonomisë Panajot Soko, thotë, se cmimi i referencës dhe verifikimi në terren, e penalizojnë një familje, duke sjellë skualifikimin e saj nga përfitimi i kredisë. Sipas tij, do ishte zgjidhje që bashkitë të mos e merrnin 3% të banesave të ndërtuara në lekë, por në apartamente. Në këtë mënyrë, shteti do kishte një fond apartamentesh, për t’ua dhënë këtre rasteve.Edhe kryetari i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadedin Fishta, shprehet, se duhet të ndërtohen banesa sociale dedikuar punonjësve të këtij sektori.

Kryen dënimin, policia prej një viti s’i kthen telefonin, makinën e paratë


Një qytetar nga Elbasani tregon, se pasi ka kryer dënimin për prodhim-shitje lëndësh narkotike, ka dalë nga burgu dhe ka kërkuar t’i kthehen sendet personale. Por prej një viti, ai thotë, se nuk i ka marrë pasi nga prokuroria nuk i kthejnë përgjigje dhe në pikat e bllokimit nuk i ka gjetur.Sendet përfshijnë një shumë prej 1 milionë lekësh, një telefon dhe nje automjet, Opel Corsa, për të cilat gjykata ka vendosur, që t’i kthehen qytetarit.Ne u drejtuam në Prokurorinë e Elbasanit, ku na thonë, se vendimi për kthimin e sendeve të denoncuesit, është dërguar në drejtorinë vendore të policisë Elbasan në 9 tetor 2024.Më pas ne shkuam në Drejtorinë vendore të policisë së Elbasanit.Pas orësh të gjata pritjeje, morëm një përgjigje pozitive. Qytetari mund të tërheqë sendet personale. Por, se përse kjo nuk kishte ndodhur, askush nuk na dha përgjigje.

/tvklan.al