Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
“Sa më shume dashnore”, qytetarët bëjnë kartolinë me dëshirat e festave
Të bëjnë kartolinë në pak sekonda me urimet për festat dhe Vitin e Ri. Në këtë sfidë i kemi vënë qytetarët e Tiranës, duke i ofruar edhe një cmim në rast të fitores së sfidës. Përgjigjet e tyre janë plot humor.
“Më vijnë plot, do e kalosh vettingun”, fallxhorja udhëzon prokuroren
Jemi në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet, ku një zonjë, e quajtur Lindita, na thonë, se lexon letrat. “Halli” i qytetares së drejtuar te Lindita, është, se nuk ka kaluar vettingun, pasi është prokurore. Lida i thotë, se i shkojnë shume persona për cështjen e vettingut.Në fund, pasi i lexon letrat e fatin, Lida i jep sihariqin, se zonja do ta kalojë procesin e vettingut.Më pas kemi shkuar në Bathore te nënë Sherifja, të cilës i ankohemi për gjobat e policisë.Pasi na “këndon” e na “fryn” Sherifja na jep dy nuska, për t’i vendosur në makinë, për të larguar në këtë mënyrë njerëzit e paduhur dhe tersllëqet.
Ushqyer me salmon e muzikë klasike, gjeli i detit simboli i festës, video
Tregu i gjelave të detit është kthyer në atraksion në këtë fundit. Shpendi simbol i festave të ndërrimit të viteve tregtohet shtrenjtë në rrugë e vende të posacme. Ne ishim në një nga këto vende e sjellim atmosferë feste në ekran.
/tvklan.al