Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Video e rralle, kërcimi ekzotik i Monika Kryemadhit në Janar 2000


Monika Kryemadhi ka hedhur në rrjetet sociale një video, ku shfaqet duke kërcyer, pasi ka mësuar, se ndaj saj ka nisur një procedim i ri për dëmtimin e parlamentit.Por ky “pasion” i Kryemadhit nuk duket të jetë i ri.Ne sjellim pamje të një tjetër kërcimi të zonjës Kryemadhi në festën e 8 vjetorit të Fresh-it në janar 2000.

“Ju q* robt, do ju shkrij”- polici shkel ligjin, dhunon e mbrohet me uniformë


Në 20 shkurt të këtij viti treguam, sesi familja Saliko nga Ksamili, e përbërë nga prindërit dhe 4 vajza, i jep pronën e saj me qira, 90 m2 truall, për 10 vjet një polici nga Saranda. Kontrata u lidh në vitin 2020 në emrin e bashkëshortes së policit Mirela Hasangegaj. Në kontratë thuhej, se qiramarrësi nuk mund ta jepte këtë pronë me nënqira te persona të tretë.Familja tha, se do e shfrytëzonte pronën për sezonin veror, ndaj dhe investoi për një ndërtim me konstruksion të lehtë për një restorat, bar-kafe.Por pas rreth një viti familja Saliko, pa, se në pronën e tyre nuk po punonte më Mirela.Në një regjistrim të vitit 2023 familja Saliko konstatoi, se Mirela ia kishte dhënë me qira pronën e tyre shtetasit Mariglen Saka, i cili kishte edhe një bar-kafe në Sarandë dhe punonte me atë nipt.Për shkak, se bashkëshorti i Mirelës është polic, ai, përmes njohjeve të veta, filloi presionin ndaj familjes Saliko.Salikot u përballën me denoncime të njëpasnjëshme, vetëm se kërkonin zbatimin e kontratës, që kishin nënshkruar. I rikthehemi këtij rasti, pasi së fundi nënkontraktori Mariglen Saka ka shkuar sërish te prona e Salikove dhe ka nisur sërish konfliktin, duke dhunaur e tërhequr zvarrë vajzën e famijes.Ngjarja u denoncua në polici, por ndikimi i punonjësit të policisë bëri, që denoncuesja të mbahej në paraburgim për presion me pretekstin, se di t’i merrej denoncimi. Nga ana tjetër dhunuesi Mariglen Saka nuk është proceduar, por është lënë i lirë.
Ne kontaktuam edhe me qirramarrësen Mirela Hasanbegaj, e cila pranoi shkeljen e kontratës, por tha, se këtë cështje duhet ta zgjidhë gjykata.

Tre herë përgjigje negative, saga e të moshuarit për përfitimin e pensionit


Nazmi Hoxha është drejtuar në “Stop”, pasi nuk përfiton pensionin e minatorit. Ka punuar në minierën e Kavajës, në minierën e Burrelit, më pas në bujqësi, duke plotësuar 31 vjet punë. Nazmiu aplikoi për të marrë pension dhe mori përgjigje negative, pasi nuk ekzistonin dokumentat për minierën e Kavajës. U drejtua në Gjykatë dhe gjykata me anë të dëshmitarëve, i njohu vitet ‘85-‘90. Bëri sërish aplikim, por mori edhe njëherë përgjigje negative, pasi i kërkohej akti i marrjes së tokës në pronësi, të cilin e dorëzoi, por përgjigja mbeti negative. Ne iu drejtuam Drejtorisë së Sigurimeve të Tiranës, ku Anila Take, punonjëse pranë këtij institucioni shpjegon, se nuk janë dorëzuar dokumentat e kërkuara si Amtp dhe një vërtetim i gjendjes civile për punën në Burrel. Pas plotësimit të dokumentave, Nazmi Hoxha do të përfitojë pensionin.