Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Djali që i çmendi të gjithë: Çfarë bëri me çifteli e qeleshe!


Detaje të tmerrshme kanë dalë në dritë nga dosja e Spak ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu. Kush tha që çiftelia s’i ka vendin në valët e oqeanit? Ky djalë e ka kthyer sportin në art, duke i dhënë tingujt tradicional. Djali i bie çiftelisë me stil, duke bërë një performancë që po çmend rrjetin!

Dhunon gruan në kokë në mes të lokalit, fëmija tenton vetëvrasje


Floresha Koçi, tregon, se prej 25 vitesh ka qenë e martuar me Bledar Koçin dhe prej vitesh është dhunuar prej tij. Por së fundi, pasi ajo zbuloi tradhëtinë e të shoqit, dhuna ndaj saj u shtua. Floresha disponon edhe video të dhunës, pasi sheh të shoqin në makinë me një vajzë.Në një tjetër rast dhune, bashkëshorti Bledari futet në biznesin, që kishin bashkë, kur ai vjen, bën debat dhe e godet 3 herë në kokë, duke e ndjekur në banak, thyer celularin dhe gjuajtur me sende te forta. Edhe ky moment, i fiksuar nga kamerat e sigurisë, ndodh në mes të ditës e në sy të njerëzve. Policia nuk mori asnjë masë.Episodi i fundit ndodhi në Gjykatën e Elbasanit. Floresha tregon, se prej 3 ditësh i kishte ndërruar jetë e ëma dhe do merrte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata. Bashkëshorti konfliktohet më vëllezërit e saj dhe policia e Elbasanit merr brenda atë dhe katër vëllezërit, duke lënë agresorin sërish të lirë. Gjatë arrestimit, vëllai i madh kalon parainfarkt. Aktualisht Floresha dhe vëllai i sëmurë janë në arrest shtëpië, ndërsa Bledari sërish i lirë. Floresha Koci nuk është viktima e vetme e dhunës nga i shoqi. Nga situata e dhunës e kanë pësuar edhe dy djemtë, sidomos i vogli 13 vjec, që ka tentuar edhe vetëvrasjen. Djali tregon, se nuk ka dëshirë ta takojë të atin dhe ka frikë prej tij.

Dhunoi gruan me kokë e tavëll ditën për diell, agresori lihet i lirë


Ne takuam në ambientet e paraburgimit edhe dy vëllezërit e izoluar të Floresha Kocit, Gramoz dhe Diamant Muca.Ata tregojnë, se kunati i ka sharë nënën e ndjerë, e kështu ka nisur konfliti.Ata thonë, se kanë 4 muaj larg familjeve të tyre dhe kërkojnë drejtësi, pasi ata janë në qeli e agresori i lirë.Sevim Arbana, kryetarja e shoqatës “Në Dobi të Gruas” dhe Belioza Coku e konsiderojnë shumë të rëndë dhunën ndaj gruas dhe fëmijës 13 vjecar.Avokati Arben Llangozi akuzon pjesë të policisë së shtetit si të korruptuar e që ka fshehur provat. Për këtë rast, i drejtohemi Prokurorisë me një kallzim.

/tvklan.al