Jo vetëm nëpër rrjete sociale, por 99 Memet më të famshme të protestës së studentëve, janë ekspozuar poshtë zyrës së kryeministrit.

“Memet na kanë simbolizuar.”

“Kjo është protestë me art.”

“Autori i kësaj ekspozite janë të gjithë studentet.”

– thanë vetë studentët

Kjo formë e re proteste sipas tyre përcjell një mesazh “rezistencën”.

“Duam t’ju themi që ne nuk ndalemi deri në plotësimin e të gjitha kërkesave tona”.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditura të mërkurën 11 vendimet e qeverisë për kërkesat e studentëve, të përmbledhura në Paktin për Universitetin. Po studentët shohin si zgjidhje shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

“Kur të bëhen zyrtare edhe ne do të kemi një përgjigje”.

“Nuk mund t’i shkojmë sekretares me videon e kryeministrit, duhet të kemi diçka konkrete”.

‘Ne duam shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe tërhiqemi nga protesta”.

“Nuk duam miratim të pjesshëm të kërkesave tona. Protesta do të vazhdojë edhe në Janar. Do ta bojkotojmë mësimin deri ne plotësimin e kërkesave”.

Ndërsa pedagogia Iliriana Kuçana i cilëson vendimet e ndërmarra nga qeveria si përçarëse dhe diskriminuese.

“Ligji i arsimit të lartë nuk është për një vend të varfër si Shqipëria, duhet arsim falas. Deklaratë përçarëse dhe diskriminuese. Janë kërkesa selektive”.

Studentët do të vijojnë me qëndrimin përpara kryeministrisë edhe përgjatë festave për t’u riorganizuar në Janar.

Tv Klan