Studenti në volejboll për meshkuj do të luajë të mërkurën në Tiranë takimin e parë për kupat e Evropës me ekipin francez Stade Poitevin.
Kjo sfidë është e rëndësishme për formacionin shqiptar të drejtuar nga Ylli Tomorri, që ka më shumë tituj kampion dhe pjesëmarrje në aktivitetet ndërkombëtare se kundërshtari, që gjithsesi vjen nga një vend me një volejboll të zhvilluar.
Ylli Tomorri: “Në këtë skuadër ka edhe lojtar të huaj siç ka amerikan, portugez që për ne krijon pak vështirësi, por unë mendoj moralin e kemi lart, mendoj që përgatitjet i kemi bërë të mjaftueshme dhe natyrisht duam dhe shpresojmë që pallati i Sportit të ketë sa më shumë njerëz për të kënaq njerëzit, por edhe për ti dhënë një shtysë volejbollit shqiptar, i cili kohët e fundit po përfaqësohet mirë dhe denjësisht në arenën ndërkombëtare.”
Studenti ka zotëruar volejbollin e meshkujve në Shqipëri në vitet e fundit dhe kërkon të japë më shumë në kontinent.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për ekipin shqiptar që më 2 Dhjetor do të zbresë në parketin e pallatit të sportit, Asllan Rusi./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku