Një sherr mes të rinjve ndodhi mesditën e djeshme në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.

Polici bën të ditur se si pasojë e konfliktit janë proceduar penalisht tre të mitur të moshave 14, 14 dhe 15 vjeç

Bëhet e ditur se si pasojë janë dëmtuar dy të mitur të moshave 10 dhe 14 vjeç si dhe policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop).

/tvklan.al