Qëndrimi Global i kontrollit ndaj reduktimit të dëmit të duhanit po rrezikon shëndetin dhe jetën e miliona njerëzve, duke goditur më rëndë vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Agjencia e Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar prezantoi raportin “Problemet e Djegies: Qëndrimi Global i Reduktimit të Dëmtimit të Duhanit (GSTHR) 2020”. Reduktimi i dëmit të duhanit ndihmon njerëzit që të heqin dorë nga cigaret duke përdorur produkte më të sigurta të nikotinës (SNP) ku përfshihen cigaret elektronike, produktet e duhanit me ngrohje (HTP) dhe Snus – duhani që përtypet, për të përmirësuar shëndetin dhe ulur vdekshmërinë. Por njëkohësisht duke u mundësuar njerëzve të marrin nikotinë pa tymin që shkakton sëmundje.
Fillimisht, autorët e “Burning Issues” kanë zbuluar një vlerësim për numrin e përgjithshëm global të përdoruesve të produkteve të sigurta të nikotinës, duke treguar se ekziston një nevojë urgjente për të ulur dëmin e duhanit:
• Globalisht janë vetëm 9 përdorues të SNP për çdo 100 duhanpirës, kryesisht në vendet me të ardhura të larta;
• Në përgjithësi, 98 milion njerëz rezultojnë të jenë përdorues të produkteve të sigurta të nikotinës në të gjithë botën;
• Prej tyre, 68 milion përdorin “Vaping”, kryesisht në SH.B.A., Kinë, Rusi, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Japoni, Gjermani dhe Meksikë;
• 20 milion janë përdorues të Produkteve të duhanit me ngrohje; me shumicën e përdoruesve në Japoni, ku shitjet e cigareve kanë rënë me 32% që nga viti 2016 kur ato hynë në treg;
• 10 milion janë përdorues të snusit.
Monitorimi zyrtar i përdorimit të SNP aktualisht është i kufizuar – megjithatë është thelbësore për të kuptuar ndikimin dhe potencialin e tyre në trajtimin e vdekshmërisë dhe sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen. Sidoqoftë, këto numra demonstrojnë shkallën e pranimit nga konsumatori të këtyre produkteve si alternativa ndaj duhanit të djegshëm, i cili vret gjysmën e përdoruesve të tij.
Ndërkohë, kriza globale e shëndetit publik të duhanpirjes është e vazhdueshme dhe vdekjeprurëse. Në të gjithë botën janë 1.1 miliard njerëz që pinë duhan, një shifër që ka mbetur e pandryshuar për dy dekada me gjithë miliardat e shpenzuara nga qeveritë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për kontrollin e duhanit. 80% e duhanpirësve në botë jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, dhe 8 milion njerëz vdesin për shkak të sëmundjes së lidhur me pirjen e duhanit çdo vit. OBSH vlerëson se një miliard njerëz do të vdesin nga sëmundjet e lidhura me duhanpirjen deri në 2100.
Nevoja urgjente për të gjetur qasje të reja është e qartë, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku masat e kontrollit të duhanit janë të dobëta, nivelet e duhanpirjes janë të larta, numri i duhanpirësve po rritet dhe sistemet shëndetësore nuk ofrojnë mbështetje dhe trajtime efektive për duhanpirësit që të lënë duhanin.
Meqenëse produktet e sigurta të nikotinës janë bërë të disponueshme dhe të përballueshme në vende të tilla si Japonia, Britania e Madhe dhe Islanda, rëniet ekzistuese të normave të pirjes së duhanit janë përshpejtuar. Megjithatë, përkundër produkteve që janë në mënyrë të dukshme më të sigurta se cigaret e djegshme, të provuara të jenë efektive në ndërprerjen e pirjes së duhanit dhe mundësinë e kalimit në to, reduktimi i dëmit të duhanit vazhdon të shihet si një kërcënim, dhe jo si një mundësi për shëndetin publik.
Refuzimi i Inovacionit dhe politikat e shtrembëruara të duhanit
“Problemet e djegies” identifikojnë shkallën në të cilën politika e kontrollit të duhanit si në OBSH ashtu edhe në shtetet te veçanta po ndikohet nga miliarda dollarë nga fondacionet amerikane që po mbështesin aktivisht fushatat kundër reduktimit të dëmit të duhanit. Në vende të tilla si Mbretëria e Bashkuar dhe SH.B.A. ku reduktimi i dëmit të duhanit tashmë ka zënë vend, dezinformomi dhe paniku i krijuar në lidhje me rreziqet e produkteve të sigurta të nikotinës po ndikojnë në besim, duke dekurajuar duhanpirësit që të bëjnë kalimin.
Për më tepër, qeveritë e vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme, inkurajohen të ndalojnë produktet e sigurta të nikotinës në emër të kontrollit të duhanit, ndërsa shitja e duhanit vazhdon të mbetet e pakontrolluar.