Shqipëria po ul nga dita në ditë nivelin e varfërisë, ky deklarim vjen nga përfaqësues të bankës botërore dhe PNUD-it pas  realizimit të një sondazhi në bashkëpunim me INSTAT mbi nivelin e varfërisë në vend . Të dhënat e këtij studimi tregojnë se niveli i varfërisë në vendin tonë është ulur me 6.1% krahasuar me vitin 2005. Sipas këtij studimi niveli i varfërisë  është reduktuar si pasojë e reformave të marra nga qeveria.

 Juna Miluka: “Varfëria nuk është më një problem thelbësor për vitin 2008 pasi reduktimi i varfërisë në total, është nga 18.4% në 2005 në 12.4% në 2008. Faktorët e mundshëm që kanë ndikuar në uljen e varfërisë janë rritja reale e prodhimit të brendshëm bruto, por edhe rritja e prodhimit bujqësor kryesisht në zonat qendrore rurale, në këtë përmirësim kanë ndikuar edhe rritja e pagave,  pensioneve dhe ndihma ekonomike.

Camille Nuamah: “Ky progres është dëshmi e lidershipit politik gjatë një administrimi të suksesshëm, duke ecur përpara e duke ndërmarrë reforma  të vështira nga të cilat tashmë mund të shohim përfitimet, efektet e tyre. Ju keni një sistem të gjerë të dhënash, lidhur me mënyrën se si kanë punuar njerëzit, kush ka marrë të ardhurat dhe kush jo, kush e ka kaluar pragun e varfërisë dhe kush jo, dhe në kushtet e krizës globale ky është nja avantazh që pak vende e kanë.”

Nga ana tjetër këshilltari i kryeministrit  Selami xhepa u shpreh se varfëria nuk është më një fenomen rural dhe kjo falë ndërhyrje së qeverisë e cila do të vijoj edhe më tej.

Selami Xhepa: “Sfida e qeverisë së ardhshme do të jetë pikërisht një rishikim i skemave aktuale të mirëqenies deh që do të adresojnë në mënyrën me thelbësore interesat dhe shqetësimet e kësaj pjese të popullsisë që sërish vazhdon që të jetë rreth 370 mijë individë.”

Nga ana e tij drejtori i zyrës së PNUD-it në Shqipëri Norimasa Shimomura u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një sistem të fuqishëm statistikor ndaj dhe  hapat e marra nga qeveria në këtë aspekt  do të  jenë të mirëpritura./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami