Durrësi është përfshirë nga stuhi e fortë dhe reshje të dendura shiu, të cilat kanë krijuar një sërë problemesh në qytet.

Krahas kalimtarëve që kanë hasur vështirësi të mëdha për të lëvizur, probleme kanë pasur edhe drejtuesit e automjeteve.

Një nga zonat më të prekura është rruga kryesore “Taulantia”, ku niveli i ujit ka mbuluar trotuaret, ndërsa një situatë e ngjashme është krijuar edhe në rrugën “Aleksandër Goga”, lagjia 18, 13 dhe 14.

Sipas raportimeve, shërbimet e emergjencës janë angazhuar për të ndihmuar në përballimin e situatës.

/tvklan.al