Meryem Uzerli ose “Sulltanesha Hyrrem” siç e njihni ndryshe në serialin “Sulejmani i Madhërishëm” është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë më 8 Janar 2021, ndërsa ditën e djeshme ka ndarë me fansat fotot e para me vogëlushen e saj.

“Dashuria ime Lily Koi, Lara, babi dhe unë jemi shumë të lumtur të presim në familjen tonë. Jemi të bekuar dhe të lumtur që erdhe në jetën tonë,” shkruan aktorja.

Aktorja e mban sekret partnerin e saj, duke zbuluar vetëm se ai ka lënë Amerikën për të jetuar me të./tvklan.al