Dëmtimet e lojtarëve në ligamente, po bëhen të shpeshta në këtë periudhë. Lojtari i radhës që ka mbyllur sezonin, është sulmuesi i Torinos, Duvan Zapata.
Futbollisti kolumbian, u dëmtua në sfidën e fundit ndaj Interit dhe u largua nga fusha me barelë. Ajo që i frikësoheshin më shumë te Torino është konfirmuar tashmë.
Testet mjekësore, kanë zbuluar një çarje të ligamentit në këmbën e djathtë, së bashku me një problem në menisk.
Për këtë, Zapata do i nënshtrohet një operacioni dhe do të jetë jashtë për tetë muaj. Sezoni për 33-vjeçarin është mbyllur dhe mund të llogaritet vetëm për vitin e ardhshëm.
Më herët, lojtarë të tjerë mbyllën sezonin për shkak dëmtimi si Ter Stegen, Rodri, Bremer dhe Carvajal. /tvklan.al