Supermarketet në Francë e kanë të ndaluar me ligj të hedhin ushqimin e pashitur. Supermarketëve tashmë iu kërkohet të dhurojnë ushqimin e pashitur organizatave bamirëse dhe bankave ushqimore për të varfrit.

Ky ligj u votua unanimisht nga senati francez të mërkurën pasi një peticion u nis nga këshilltari i Courbevoie Arash Derambarsh.

Ajo do të zbatohet për çdo supermarket me një hapësirë prej 400 metra katrorë ose më të madh. 

“Ky është një ligj shumë i rëndësishëm për organizatat bamirëse sepse është një burim i vërtetë i produkteve cilësore që vijnë drejtpërdrejt nga fabrika”

, tha Derambarsh.

Derambarsh tani po kërkon të ndërmarrë një ligj të gjithëpërfshirës në BE që ndalon hedhjen në plehra të ushqimeve që teprojnë në supermarket./tvklan.al