Uron live prezantuesen Lorraine Kelly. Ajo e quan rita orën egoiste
Ditëlindja për një prezantuese në një televizion skocez ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Lorraine Kelly është surprizuar nga aktori i famshëm George Clooney, i cili për 61 vjetorin i këndoi këngën e saj të preferuar duke e lënë pa fjalë.
Clooney ishte i ftuar live në emisionin e Kelly për të folur rreth planeve të ardhshme, si dhe për marrëdhënien me gruan e tij. Lorraine ishte ulur në dhomën e saj të ndenjes në shtëpi teksa në dorë mbante një filxhan çaj dhe dëgjonte George duke i kënduar asaj.
George në bashkëpunim me gazetarin që mbulon lajmet e showbiz-it Ross King i realizuan këtë dhuratë kaq të veçantë prezantueses.
“Është ditëlindja jote. Kjo është ajo që na është thënë. Sa ditëlindje e mrekullueshme do të kalosh edhe plot surpriza të tjera të presin. Në tortën tuaj ato do të jenë shumë qirinj dhe mendojeni sikur e gjithë bota do të jetë me ty kur t’i frysh ato”, u shpreh aktori.
Ndërsa Lorraine kaloi ditëlindjen në shtëpi me burrin Steve, vajzën e tyre Rosie dhe qenin e tyre Angus, ajo kishte diçka për të thënë në lidhje me festimet e ditëlindjes së 30-të të Rita Ora-s të mbajtura gjatë fundjavës.
Sipas Kelly kjo ishte diçka shumë qesharake dhe shumë egoiste për aq kohë sa shumë njerëz mund të kenë mbi 9 muaj që nuk takojnë të afërmit e tyre për shkak të kufizimeve të rrepta.
Klan Plus