Mijëra njerëz u mblodhën në Bratislavë pas takimit të kryeministrit sllovak Robert Fico me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Duke brohoritur Fico “tradhtar” dhe duke mbajtur pankarta “Ky nuk është kryeministri im”, disa protestues thanë se ishin të tronditur nga vizita.
“Unë nuk jam dakord me atë që po ndodh në Sllovaki. Ne i përkasim Bashkimit Evropian, jemi në NATO, dhe ajo që bëri Fico është në të vërtetë tradhti.”
Disa protestues u shprehën se kryeministri sllovak është një “vrasës i njerëzve të pafajshëm”. Fico u takua me Putin, një vizitë e rrallë nga një udhëheqës i Bashkimit Evropian në Moskë, për të diskutuar për një kontratë që skadon së shpejti, e cila lejon kalimin e gazit natyror rus përmes Ukrainës.
Sllovakia është e varur nga gazi që kalon nga fqinji i saj, Ukraina dhe ka shtuar përpjekjet për të ruajtur këto furnizime nga viti 2025, ndërsa ka kritikuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy për refuzimin e zgjatjes së kontratës që skadon në fund të vitit. Fico dhe Putin shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për situatën ushtarake në Ukrainë dhe mundësinë e një zgjidhjeje paqësore të luftës.
Klan News