Sot rreth orës 09.00 paradite Kryeministri Majko ka shkelur për herë të parë pas 9 muajve zyrën e kryetarit të PS-së, Fatos Nano. Përreth 90 minuta Majko dhe Nano kanë biseduar kokë më kokë mbi situatën e krijuar në PS me zgjedhjen e Nanos në krye të kësaj partie.

Largimi i Majkos nga kreu i Qeverisë është kompetencë e komitetit të ri të përgjithshëm drejtues, ka deklaruar Nano pas takimit, ndërkohë që Majko nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët. Duke iu rikthyer përvojës së tij të votëbesimeve në KPD Nano tha se sa morale është kërkesa për votëbesim në rastin e Majkos i takon vetë atij të vendosë.

Fatos Nano: Edhe nëqoftesë kjo çeshtje do të ishte diku në sensibilitetin tim personal këtë çeshtje do ta shqyrtojmë të gjithë së bashku në forumet drejtuese të partisë. Dhe po ju them nuk është në rendim tim dhe në rendin e ditës të kryetarit të PS-së zgjidhja e kësaj çeshtje. Gjykimin dhe veprimet e nevojshme që e forcojnë dhe nuk e dobësojnë qeverisjen dhe kredibilitetin e PS në qeverisje do t’i bëjnë forumet menjëherë sapo të konsultohen./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame