Fëmijët janë krenaria më e madhe e prindërve dhe rasti i Edmondit na e kujton më së miri këtë. Ai ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për vajzën e tij, Arjeldën e cila është 17 vjeçe. Arjelda është nxënëse e shkëlqyer, por për shkak të një gabimi nuk arriti që këtë vit të merrte certifikatën e vlerësimit.
Ajo u mërzit tej mase dhe Edmondi bëri çmos që të zgjidhte situatën në mënyrë që vajza e tij të merrte çfarë i takon. Por përveç certifikatës që e priste Arjeldën në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ishte edhe një mesazh nga i ati për t’i dhënë një mësim të madh për jetën.
Edmond: Ti je krenaria ime, por jo vetëm krenaria ime, e të gjithë njerëzve që të njohin ty. Ti je një vajzë e mrekullueshme…
Ardit Gjebrea: Që më ke ngjarë mua, do thotë babi në këtë rast.
Edmond: Babi sot ty të ka thirrur këtu për të vetmen arsye që të të jap një mesazh, ty dhe gjithë fëmijëve të tjerë, motrës dhe vëllait tënd. Jeta ka të papritura. Siç të ndodhi, mund të ndodhë diçka më e madhe, mund të bëhet padrejtësi në çdo vend por ti nuk duhet të strukesh në padrejtësinë tënde, por duhet të ringrihesh, të ecësh më tutje, të luftosh për atë që ti ëndërron, por ti duhet të jesh më e fortë, më e guximshme sepse tani fillon jeta e vërtetë prandaj mos u struk, ti dhe të gjithë fëmijët./tvklan.al